PPD mbështet ndryshimet kushtetuese

Partia për Prosperitet Demokratik mbështet nismën për ndryshime kushtetuese  propozuar nga partitë qeveritare, posaçërisht ndryshimet në lëmin e pavarësimit të gjyqësorit nga ndikimet e politikës ditore si dhe ndryshimeve në mënyrën e zgjedhjes së Këshillit gjyqësor që kanë qenë pengesa të konsiderueshme në rrugën drejt integrimeve euro-atlantike të Republikës së Maqedonisë.

PPD konsideron se edhe përcaktimet e reja kushtetuese  që do të aprovohen nuk do të mund ta shërojnë gjyqësorin nga këto plagë të rënda po që se politikanët njëherë e përgjithmonë nuk   heqin dorë nga ambiciet e tyre për të ndikuar në gjyqësor.

PPD gjithashtu konsideron se për mos implementimin e ligjeve në praktikë fajet nuk i ka kushtetuta por mosfunksionimi si duhet shtetit.

PPD është e befasuar se sa e brengosur paska qenë dhe  sa me shpejtësi të vetëtimës ka reaguar BDI për definimin kushtetues të familjes përkundër faktit se shoqëria shqiptare ende nuk është e prekur nga devijimet bashkëkohore për krijimin e familjes dhe kjo lëndë ka mundur të pres kohë më të mira, përderisa  tash ka qenë koha partia e cila deklaron mbështetjen e 153.000 qytetarëve shqiptarë në zgjedhjet e fundit ta hapë për ndryshime kutinë e    të drejtave kombëtare aq më tepër kur BDI para pak kohe, një muaj të plotë, me bilborde të shtrenjta dhe gjigante të liderit të saj dhe partisë dhe me “filipike” të zjarrta shqiptarëve u sqaroi se çka do të thotë “president konsensual” dhe se do të kërkojë ndryshime kushtetuese në lëmin e zgjedhjes së presidentit të shtetit.

Lajme të ngjashme

Back to top button