Kapet çifti “Boni dhe Klajd” në Ohër

Policia ka arrestuar ççifti e grabitjeve të rënda në Ohër, një dramë e vërtetë sikur e filmit të njohur gangsterësh “Boni dhe Klajd”.

Bëhet fjalë për çiftin e të rinjve nga dy fshatra të këtij rajoni, S.A, 24 vjeç nga fshati Leskoec dhe K.D, 18 vjeçe nga fshati Velgoshtë. Ata ishin në kërkim gjatë kohë dhe se policia ishte vënë në gjurmë të tyre për t`i prangosur. Dhe më në fund është arritur dje prangosja e tyre.

Çifti akuzohet për grabitje të rënda. Sipas sektorit të punëve të brendshme në Ohër, ata akuzohen se më 29 qershor kanë grabitur mbi 25 mijë euro në një shtëpi në Lelgoshtë Po ashtu atyre ju vihen në ngarkesë edhe vepra të tjera të ngjashme të kryera në Ohër, përfshirë edhe vjedhjen e kryer ne hotelin “Belvedere”.

Ata janë të mirënjohur për organet dhe shërbimet e SPB-së si persona të varur nga narkotikët, e sidomos S.A ndaj të cilit edhe më përpara janë ngritur shumë kallëzime penale. (INA)

Lajme të ngjashme

Back to top button