Mavrovë, shkrumbohet një maune e ngarkuar me dru

Në parkun nacional Mavrovë, në afërsi të fshatit Leunovo  ka marrë flakë një  maune e ngarkuar me dru.

Shkaku i djegies së maunës me dru është eksplodimi i rezervuarit të naftës.

Vozitësi nuk është i lënduar sepse në kohë ka parë zjarrin që del nga motori. Ai është munduar që të shuaj zjarrin, por nuk ka arritur dhe më pas është larguar.

Njësiti lokal i zjarrfikëseve ka ardhur me 30 minuta vonesë, deri sa flakët më kishin përpirë gjithë maunën. Është ndaluar përhapja e zjarrit drejtë pjesës halore të rajonit.

Lajme të ngjashme

Back to top button