RMV, janë arresuar dy persona, transportonin dru zjarri pa dokumente
Më 19.03.2023, rreth orës 20:00, zyrtarë policorë nga EVR Aerodrom dhe Draçevë kanë privuar nga liria M.A (25) nga Shkupi dhe N.K. (47) nga fshati Strahojadicë, Shkup. Në automjetin Volkswagen Vento me të cilin transportonin, janë gjetur dhe konfiskuar dru zjarri pa dokumentacion, transmeton Portalb.mk.
Më herët, në rrugën “Serdarot”, pasi i kanë vënë re zyrtarët policor, të dy kanë lënë mjetin dhe kanë tentuar të largohen me vrap, por shumë shpejt janë kapur. Ata janë ndaluar në Stacion dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të bëhet kallëzim përkatës.