U tentua të digjet LGBTI qendra me benzinë

Mëngjesin e sotëm rreth orës 4 e 20 minuta, është tentuar të digjet LGBT qendra me benzinë.
Në bazë të hetimit të bërë, persona të pa njohur, janë ngjitur në kulmin e Qendrës, kanë larguar një pjesë të pullazit kanë hedhur benzinë.

Uranija Pirovska e Komitetit të Helsinkit për mediat tha se rastin e ka paraqitur ndonjë person i panjohur.

‘Nuk e dimë për sa persona bëhet fjalë, pasi kamerat tona nuk kanë regjistruar asgjë. Është e qartë se vepruesit kanë hipur nga pjesa e pasme, që të mos i fokusojë kamera. Rastin e kemi paraqitur në polici’

Lajme të ngjashme

Back to top button