Reagon SHGM-ja: Autoritetet u bëjnë presion të madh gazetarëve

Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) ka reaguar ashpër ndaj presioneve nga autoritetet lokale dhe qendrore që i bëjnë ndaj pronarëve të mediumeve lokale në Maqedoni me qëllim që t’i ndajnë nga SHGM-ja dhe t’i bashkëngjiten Asociacionit të gazetarëve në Maqedoni (AGM).

“Nga qendrat rajonale të SHGM-së në Manastir, Strumicë dhe Shtip, jemi të lajmëruar se pronarët e disa mediumeve rajonale kërkojnë nga gazetarët që të nënshkruajnë për anëtarësim në AGM. Gazetarët kushtëzohen që të nënshkruajnë dhe nëse nuk e bëjnë këtë, pronarët u kërcënohen që do t’i largojnë nga puna. Sqarimi i gjithë pronarët të cilët e bëjnë këtë presion ndaj gazetarëve është se patjetër duhet ta bëjnë këtë sepse në pyetje janë reklamat.
Mendojmë se këto forma të presionit janë keqpërdorim i ashpër i fuqisë të funksionerëve publik të cilët kanë për qëllim t’i frikësojnë dhe direkt t’i thyejnë të drejtat themelore të njeriut, lirinë e shoqërisë dhe të shprehurit” thuhet në kumtesën e SHGM-së /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button