Sistem elektronik për parandalim të zjarreve

Qendra për menaxhim me kriza, me anë të sistemit informativ do të parandalojë rrezikun nga zjarret nëpër male.

Qëllimi i këtij sistemi që u promovua sot është të sigurohet platformë e përbashkët për shpërndarjen e të dhënave.

Në këtë sistem janë kyçur Drejtoria për punë hidrometeorologjike, NP Pyjet e Maqedonisë, Agjencia për mbrojtje dhe shpëtim dhe njësitë territoriale.

‘Bëhet fjalë për monitorim dhe ndjekje të zjarreve nëpër malet e Maqedonisë me teknologji të përsosura. Sjellim monitorim me anë të satelitit dhe mjeteve tjera për evitim të zjarreve, identifikim të hershëm të rrezikut me qëllim që të sigurohet parandalim efikas dhe i suksesshëm’ tha udhëheqësi i projektit Stevko Stefanovski.

Zjarret viteve të fundit kanë shkaktuar dëme të mëdha nëpër malet dhe mjediset jetësore.

Për fat të mirë këtë vit rastet janë më të rralla, vitin e kaluar janë shënuar gjithsej 430 zjarre ndërsa kanë shkaktuar dëm material prej 4 milion e 300 mijë euro.

Viti më i rëndë dhe me më shumë zjarre ishte 2007-ta, atëherë u regjistruan 620 zjarre, djegën 39 mijë hektar tokë dhe shkaktuan dëm prej 10 milion eurosh.

Dhjetë vitet e fundit janë regjistruar 3802 zjarre./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button