U përfshi nga zjarri deponia e qytetit të Negotinës (FOTO)

Deponia e qytetit të Negotinës është përfshirë sot nga zjarri. Ndërmarrja Publike Komunale Negotinë përmes një njoftimi të publikuar në Facebook, njoftoi së zjarri është shkaktuar nga pakujdesia njerëzore, të cilët kanë djegur bar të thatë, pa siguruar vendin, transmeton Portalb.

Siç njoftuan nga ndërmarrja, pas intervenimit, zjarri është vënë nën kontroll.

“Sot rreth mesditës, për shkak të pakujdesisë dhe pamaturisë njerëzore, ndodhi një katastrofë ekologjike. Njerëz të pandërgjegjshëm duke djegur bar të thatë dhe kallamishtë, pa u siguruar paraprakisht vendi, kanë shkaktuar zjarr në deponinë e qytetit. Vendi i ngjarjes duket tmerrshëm. Pas betejës disa orëshe me zjarrin, në të cilën morën pjesë tetë njerëz, dy makine ndërtimore dhe dy cisterna me zjarrfikës të Njësitit të Brigadëse së Zjarrfikësve Negotinë, zjarri është vënë nën kontroll”, thuhet në njoftim

Nga kjo ndërmarrje, u kanë bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes, pasi dëmi siç kanë theksuar, është për të gjithë dhe pasojat i vuajnë të gjithë.

This slideshow requires JavaScript.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button