Ja çfarë tregoi dështimi i Messit, sipas Raul

Ish-lojtari i përfaqsueses së Spanjës, Raul, ka deklaruar se performanca e Lionel Messi në finale e Kupës së Botës tregoi se ai në fund të fundit është një qenie njerëzore.

“Nga të gjithë lojtarët, ishte Messi i cili humbi shansin e dytë më të mirë. Ishte vetëm me portier, Neuer nuk e priti atë, pasi që topi doli përfundoi jashtë”, deklaroi Raul.

“Ju prisnit që Messi të shënonte nga një pozicion i tillë. Dështimi i tij tregoi se në fund të fundit, ai është një qenie njerëzore.”

Lajme të ngjashme

Back to top button