Ahmeti i dhuron Ambasadores Gjermane një fanellë me foton e Shkodran Mustafit

Sot në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë, Kryetari Ali Ahmeti, priti në një takim lamtumirës Ambasadoren Gjermane në Maqedoni, Zonjën Gudrun  Shtajnaker.

Kryetari Ahmeti i dhuroi Ambasadores Shtajnaker një fanellë të veçantë me fotografinë e lojtarit me prejardhe shqiptare në kombëtarën gjermane, Shkodran Mustafi, me gjestikulacionin e shqiponjës dykrenare, fotografi kjo e bërë menjehërë pas shpalljes kampion bote. Kryetari Ahmeti shprehu urata për fitoren e Gjermanisë në botërorin në Brazil dhe theksoi që edhe shqiptarët i janë gëzuar këtij suksesi.

Kryetari Ahmeti gjithashtu përshëndeti deklaratën e sotme të Kancelares Gjermane Anxhela Merkel në Dubrovnik e cila shprehu pëkrahjen gjermane për nevojën e zgjidhjes sëçështjes së emrit dhe arritjes së kompromisit me fqiun tonë jugor.

Pikërisht angazhimi gjerman dhe i vendeve tjera të Bashkimit Evropian, në bashkëpunim me Vashingtonin, në drejtim të arritjes së kompromisit, është vendimtar për ta zgjidhur kontestin shumëvjeçar midis Maqedonisë dhe Greqisë.

Bashkëbiseduesit gjithashtu folën edhe për reformat në gjyqësor, sundimin e ligjit dhe lirinë e mediave si kritetere dhe pjesë të reformave që duhet të plotësohen dhe realizohen nga Maqedonia në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

Kryetari Ahmeti dhe Ambasadorja Shtajnker gjithashtu ndanë shqetësim për protestat në të cilat u manifestua dhunë, Kryetari Ahmeti theksoi që BDI është e përkushtuar për transparencë të plotë të gjyqësorit në mënyrë që të rikthehet besimi i qytetarëve në gjyqësor, por edhe mbikqyrje eksperte ndërkombëtare në rastin Monstra.

Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet partner i përkushtuar i komunitetit ndërkombëtar në përmbushjen e reformave të kërkuara nga Brukseli në sferën e sundimit të ligjit, por edhe të mirëmbajtjes së marrëdhënieve të shëndosha ndëretnike.

Kryetari Ahmeti i uroi Ambasadores Gudrun Shtajnaker suksese në punën e mëtutjeshme dhe e falëmnderoi për kontributin e saj gjatë mandatit në Maqedoni.

Ahmeti-Shtajnaker
Ahmeti-Shtajnaker

Lajme të ngjashme

Një koment

Back to top button