Persona të armatosur me një mesazh kërcënues për Messin

Persona të armatosur të enjten kanë lënë një mesazh kërcënues për superyllin argjentinas dhe futbollistin më të mirë në botë, Lionel Messin, e poashtu hapën zjarr në një supermarket në Rosario, që është në pronësi të Messit, raporton agjencia AP, raporton Koha.net.

Policia në Rosario ka treguar se asnjë person nuk është lënduar në sulmin e të enjtes në mëngjes dhe është e paqartë pse kishin cak Messin apo supermarketin Unico në Rosario, që është në pronësi të familjes së bashkëshortes së Messit, Antonella Roccuzzos.

Kryetari i qytetit, Pablo Javkin, ka kritikuar publikisht autoritetet federale për atë që e ka quajtur dështim për të frenuar numrin në rritje të rasteve të dhunës në Rosario, që ndodhet rreth 300 kilometra në veriperëndim të Buenos Airesit.

Krimet e ndërlidhura me drogën kanë shënuar rritje në Rosario.

Policia ka thënë se dy burra me një motoçikletë kanë qëlluar disa herë në drejtim të degës Unico në orët e hershme, dhe kanë lënë një mesazh në një copë kartoni ku shkruhej: “Messi, ne po të presim. Javkin është gjithashtu një trafikant droge, kështu që ai nuk do të kujdeset për ju”.

Messi drejtoi Argjentinën drejt titullit të botës vitin e kaluar për herë të parë në 36 vjet. Messi aktualisht luan për Paris Saint-Germainin, por ai shpesh viziton Rosarin ku ka një shtëpi në periferi të Funesit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button