Një polic i përzier në grabitjen e postës në Bukoviq

Policia ka pastruar rastin e grabitjes së postës në fshatin Bukoviq të Shkupit, ku ishin vjedhur 1 milionë denarë, mëson Kanal5. Sipas informacioneve, bëhet fjalë për grup prej 4-5 vetave, mes të cilëve edhe një polic.

Sipas policisë, dy nga grabitësit kanë hyrë në postë, derisa të tjerët kanë pritur me dy vetura që të largohen me paratë. Pasi kanë marrë paratë, grabitësit kanë ndezur strajcat.

Në momentin e grabitjes e cila ndodhi javën e kaluar, në objektin e postës kanë qenë prezent tre të punësuar dhe një pensionist. Vjedhësit e armatosur me revole dhe kallashnik kanë kërkuar paratë nga dhe nxorën 1 mlionë denarë. Paratë ishin të dedikuara për pensionet e qershorit nga fshati Bukoviq dhe rrethina.

Lajme të ngjashme

Back to top button