Tetovari i shpëton vdekjes, sulmohet nga maskat

Një tetovar ka qenë shënjestër e disa personave të maskuar. Ai së pari është goditur me mjet të fortë, e ma pas të shtihet ndaj tij me automatik duke mos përfunduar plumbat në të.

Rezultatet e sulmit kanë qenë lëndime tek tetovari dhe dëmtimi i dy veturave të parkuara, kumton SPB e Tetovës.

Mëngjesin e sotëm, aty rreth orës 2, derisa Q.R., (45) nga Tetova ka lëvizur në rrugën JNA në Tetovë, nga një veturë e parkuar dalin disa të maskuar, disa prej tyre kanë mbajtur pushkë automatike, njëri prej tyre mjet të fortë i cili e ka sulmuar personin Q.R.

Pastaj, siç ka thënë qytetari nga Tetova, kanë filluar shtyjnë me pushkë ndaj tij, por ka ndodhur mrekullia që ai t’u shpëtojë plumbave. 45 vjeçarit i është ofruar ndihmë mjekësore në Spitalin klinik të Tetovës.

Është bërë mbikëqyrje në vendin e ngjarjes ku janë gjetur dy gëzhoja të automatikut. Policia punon në gjetjen e kryerësve të këtij akti.

Lajme të ngjashme

Back to top button