Bale ende në pritje të ofertës nga Reali

Emri më i përmendur në afatin kalimtar të klubit spanjoll, Real Madrid, padyshim është futbollisti i Tottenhamit, Gareth Bale. Megjithatë, ky i fundit nuk ka pranuar ende ofertë nga madrilenët.

Një gjë të tillë e konfirmoi agjenti i tij, Jonathan Barnett. “Ende nuk ka arritur ndonjë ofertë nga klubi i Realit. Klubet duhet të bisedojnë ndërmjet veti dhe më pas të shohim. Gareth është në pushime në Malaga, ndërsa javën tjetër do të kthehet për fazën përgatitore me Tottenhamin. Më pas do të vendosim për të ardhmen”, deklaroi ai.

Lajme të ngjashme

Back to top button