Pesë përmendore të reja dhe një shatërvan në Qytetin e Shkupit

Këshilli i Qytetit të Shkupit ka votuar vendimin me të cilin në rajonin qendror të kryeqytetit do të vendosen pesë përmendore të reja dhe një shatërvan.

Edhe përkrah asaj që Këshilli dje ka debatuar për këtë propozim të kryetarit të komunës, ende nuk është e ditur ku do të vendosen përmendoret dhe fontana me motive nga ngjarje historike dhe personalitete.

Këshilltarët e opozitës këtë pyetje qartë dhe konkretisht dje ia parashtruan kryetarit të qytetit të Shkupit Koce Trajanovski dhe shërbimeve të qytetit, por nuk morën përgjigje.

Këshilltarët e VMRO-DPMNE-së në seancën e djeshme kanë siguruar mjaft vota nga komuniteti etnik maqedonas për shkak se janë shumicë në Këshill. Shumica e Badenterit siguron edhe gjashtë këshilltarë të kësaj përbërjeje të cilët janë nga bashkësitë e tjera etnike, ndërsa kundër votuan tre këshilltarët e BDI-së dhe një këshilltarë i koalicionit të LSDM-së, i cili është me përkatësi rome.

Kanë munguar edhe tre këshilltarët e PDSH-së, të cilët kishin lëshuar sallën para se të sillet vendimi.

“Më herët këshilltarët e PDSH-së kërkuan pauzë që të koordinohen, që duket e dyshimtë. Kur seanca ka vazhduar dhe kur erdh në radhë pika për përmendoret, ata papritmas u zhdukën. Në qoftë se mbeteshin në seancë dhe votonin si BDI, të cilët në mënyrë precize thanë se nuk përkrahin projektin ‘Shkupi 2014’, do të pengoheshin përmendoret e reja dhe shatërvanët”, thonë për “PlusInfo” anëtarë të Këshillit të Qytetit të Shkupit.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Pdsh .. e keqja e popullit shqiptare.. folen ndryshe e vepron ndryshe… cdo jere ne dem te komvit shqipetare dhe te demokracise

Back to top button