Berishajt shtojnë pasuritë, Topalli ia beson burrit

Zbardhen pasuritë e ish-kryeministrit Sali Berisha për vitin 2012 dhe 2013, por dhe të ish-kryeparlamentares Jozefina Topalli. Inspektorati i Lartë i Deklarimit, Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave bën publike llogaritë bankare, investimet në blerje pasurish të patundshme apo dhe përfitimet e shumta nga kontratat e qirave. Sipas të dhënave zyrtare të nxjerra nga ILDKPKI-ja, pasuria e ish-kryeministrit dhe bashkëshortes së tij është e përqendruar në 11 llogari bankare të ndryshme, 7 prej të cilave kanë pësuar vetëm rritje gjatë vitit 2012 dhe 2013 e ndërkohë që milionat janë përqendruar në duart e fëmijëve të tij. Shkëlzen Berisha ka blerë një makinë 85 mijë euro. Ndërkohë që Topalli ka zgjedhur që të ruajë pak pasuri në emrin e vet duke e shtuar listën e pronave, por dhe milionat në duart e bashkëshortit të saj.

Pasuritë e familjes Berisha

Plot 11 llogari bankare ka deklaruar Berisha në fillim të vitit 2012 të cilat kanë pësuar rritje nga shuma të vogla deri në miliona lekë siç është llogaria në Raiffeisen Bank, e cila për 1 vit është rritur me 1 926 780 lekë. E ndërkohë që të ardhurat e deklaruara nga Berisha vijnë nga paga e tij si kryeministër në shumën 2 247 780 lekë, pensioni i bashkëshortes, 310 502 lekë apo dhe të të ardhura nga dieta jashtë vendit si kryeministër përkatësisht 4 170 euro dhe 1 940 dollarë. Ndërkohë që Argita Malltezi veç shtresave në llogaritë e saj të shumta ka siguruar të ardhura dhe nga shitja e një garazhi në rrugën “Lidhja e Prizrenit” plot 45 424 euro dhe qiraja e një apartamenti në vlerë 15600 euro në një vit. Më pak llogari bankare ka deklaruar Shkëlzen Berisha ndërkohë që ka blerë një makinë 85 mijë euro. makina e tipit BMV sipas deklaratës së pasurisë është blerë me 30 mijë euro të tërhequra nga llogaria personale së bashku dhe nga një kredi e marrë në bankën SG. Djali i ish-kryeministrit deklaron ndërkohë dhe një kontrata qira marrje të një banese në adresën “Vola B9, kompleksi “Garden Vila” në Lundër. Në deklaratën e vitit 2013 vihen re sërish shtesa të ardhura në llogaritë e shumta bankare të çiftit Berisha ndërsa vajza Argita Malltezi shton pasuritë duke vlerë apartament në Gjirin e Lalzit, 50 m2 në shumën 25 220 euro. Vajza e ish-kryeministrit ka shpenzuar dhe rreth 1 milion lekë për legalizimin e vilës në Gjirin e Lalzit dhe 45 mijë euro për rikonstruksionin e saj. Shkëlzen Berisha ka shtuar në listën e pronave të tij dhe një apartament 198 m2 së bashku me një parking tek ETC për shumën 346 500 euro nga të cilat 69 300 euro janë paguar nga llogaria private në ISB dhe shuma prej 277 200 euro është marrë kredi po në këtë bankë me interes vjetor 6.5 %. Në një kohë që çdo muaj siguron 400 euro nga kontrata e qirasë për një zyrë në Lundër, transmeton shekulli.

Pasuria e familjes Topalli

Jozefina Topalli ka deklaruar pak të ardhura në emër të saj të cilat përqendrohet tek paga dhe shpërblimet si kryetare e Kuvendit në shumën 2 240 000 lekë ndërkohë që ka deklaruar si detyrime për të paguar shpenzimet për shkollimin e vajzës së saj në një universitet në Francë ku paguante 1 200 000 lekë. Krejt ndryshe është lista e pasurive të bashkëshortit të saj, Ndoc Topalli, i cili, përveç llogarive të shumta bankare në disa banka të vendit, ka deklaruar edhe pronë në Shkodër, e cila është restauruar gjatë vitit 2012, por edhe blerje të një trualli në Mullet. Shitja e apartamentit të banimit në Shkodër, pronë e trashëguar, i ka siguruar atij 5 500 000 lekë. Të ardhurat e deklaruara nga Ndoc Topalli janë kryesisht nga puna e tij si noter, por dhe nga qiratë e ndryshme në pronat e familjes të cilat në tërësi arrijnë në 4 500 000 lekë. Gjatë vitit 2013 familja Topalli ka vendosur të krijojë më shumë hapësira për vajzën e tre, Margarita Topalli, duke i hapur asaj një llogari më vete bankare me 1500 euro në një kohë që nis punë dhe në Bankën e Shtetit ku siguron një rrogë prej 200 000 lekësh. Ndërkohë që vajza zotëron tashmë pasuritë e saj, Jozefina dhe Ndoc Topalli kanë zgjedhur që djalit të tyre mos i listojnë ende pasuri në emër të tij.

Sali Berisha

2012/Ndryshimi i pasurisë dhe burimit

Llogari në emër të Liri Berisha, Tirana Bank (depozitë) + 20188 lekë

Llogari në emër të Liri Berisha, Tirana Bank ( llogari rrjedhëse) e pandryshuar

Llogari në emër të Sali Berisha dhe Liri Berisha, në Intesa San Paolo Bank në lekë e pandryshuar

Llogari në emër të Sali dhe Liri Berisha në Intesa Sanpaolo Bank në USD e pandryshuar

Llogari në emër të Liri Berisha, në Credins Bank (llogari e pensionit ) +310502 lekë

Llogari në emër të Liri Berisha, Raiffeisen Bank + 33 lekë

Llogari në emër të Liri Berisha, Raiffeisen Bank + 1039 lekë

Llogari në emër të Sali Berisha, Raiffeisen Bank + 2276 lekë

Llogari në emër të Sali Berisha, Raiffeisen Bank + 1 926 780 lekë

Llogari në emër të Sali Berisha, Raiffeisen Bank në euro e pandryshuar

Llogari në emër të Sali Berisha, Credins Bank + 5 876 lekë

Të ardhurat

Të ardhura nga paga dhe shpërblime si kryeministër2 247 780 lekë

Të ardhura nga pensioni i bashkëshortes 310 502 lekë

Të ardhura nga dieta jashtë vendit si kryeministër 4 170 euro

Të ardhura nga ditoja jashtë vendit si kryeministër 1 940 dollarë

Vajza, Argita Malltezi

Ndryshimi i pasurisë dhe burimit

Llogari bankare në emër të Argita Malltezi në Raiffeisen Bank 1 427 790 lekë

Llogari bankare në emër të Argita Maltezi në Raiffeisen Bank + 9

Llogari bankare në emër të Argita Malltezi në Prokredit Bank + 6 163 499 lekë

Llogari bankare në emër të Argita Malltezi +35317 lekë

Llogari bankare në emër të Argita Malltezi në Credit Agricole Bank +42 dollarë

Llogari bankare në emër të Argita Malltezi +628 euro

Llogari bankare në emër të Argitya Malltezi në Credins Bank + 12 500 euro

Llogari bankare në emër të Argita Malltezi nëSan Paolo Intesa Bank + 1 814 dollarë

Llogari bankare në emër të Argita Malltezi në San Paolo Intesa Bank + 67 676 euro

Llogari bankare në One Capital Bank +8 430 dollarë

Shitje e një garazhi në rrugën “Lidhja e Prizrenit” 45 424 euro

Të ardhurat

Të ardhura nga mësimdhënia dhe shpërblime në Fakultetin e Drejtësisë për vitin 2012 2 072 545 lekë

Të ardhura nga mësimdhënia në universitetet e tjera private dhe ekspertiza, 6 164 749 lekë 11000 euro

Të ardhura nga ‘profesional fee’ 1866 dollarë

Të ardhura nga shitje prone e patundshme, rruga “Lidhja e Prizrenit” 55 424 euro

të ardhura nga qira apartamenti 15600 euro

Djali, Shkëlzen Berisha

Ndryshim pasurie dhe burimit

Llogari rrjedhëse private banka Credins Bank- 368 lekë

Llogari rrjedhëse private banka Intesa San Paolo Bank- 86773 euro

Llogari private rrjedhëse në lekë në ISB – 4600 lekë

Llogari rrjedhësi si person fizik ISB – 6919 euro

Llogari rrjedhëse private SEB -3500 lekë

Makinë e markës BMV, blerë 30000 euro nga llogaria personale plus diferencën në kredi nga banka SG 85 000 euro

Të ardhura

Fitim neto nga aktiviteti në fushën e konsulencës ligjore 5668384 lekë

Detyrime

Kredi 55 000 euro + 9560 euro (interesat) për blerjen e makinës BMV, kësti mujoj 1070 euro, banka SG shuma e shlyer 3 këste 3228 euro detyrimi i mbetur 61332 euro (përfshirë interesat)

Kontrata qira marrje të një banese në adresën “Vola B9, kompleksi “Garden Vila”, fshati Lundër, komuna Farkë 12000 euro

2013/Ndryshimi i pasurisë dhe burimi

Llogaria në lekë në Credins Bank e pandryshuar

Llogaria në Intesa San Paolo Bank -18 dollarë

Llogaria në lekë në Raiffeisen: një llogari rrjedhëse e pakësuar me 730,730 lekë e një tjetër e shtuar me 13 lekë. Hapur një depozitë me vlerë 2000000 lekë

Llogari e përbashkët, Sali dhe Liri Berisha, në lekë dhe në euro në Intesa San Paolo Bank të pandryshuara

Liri Berisha

Llogari në Credins Bank + 319,571 lekë

Llogari në Raiffeisen Bank +135 lekë, +100 lekë

Llogari në Tirana Bank +3 lekë, +483,751 lekë, -462,584 lekë

Të ardhura nga paga, shpërblime dhe dieta me jashtë në kryeministri 1570742 lekë

Të ardhura nga paga, shpërblime në Kuvend 601310,64 lekë

Të ardhura nga dieta në Kuvend 190519 lekë

Liri Berisha

Të ardhura nga pensioni 319571 lekë

Të ardhura nga interesat bankare 21432,95 lekë

Vajza, Argita Malltezi

Ndryshimi i pasurisë dhe burimi

Banka Kombëtare Tregtare +85290,88 lekë

Banka Credins Bank+6000 euro

Banka Credit Agricole +389,38 euro

Banka Intesa San Paolo Bank -34,23 dollarë

Banka Procredit 1362856,6 lekë

Banka Raiffeisen +2218876,06 lekë, +1650,00 euro, -1903,99 euro

UNFCU (gjendja në datë 26.3.2014) 9830 dollarë

Capital one (ish-chavy chase) + 11 dollarë

Blerje apartament 50 m2 në Gjirin e Lalzit (pagesa e kryer nga llogaria e bashkëshortit) 25 220 euro

Pagesa e pjesshme për shtesë dhe rikonstruksion vile në Gjiri i Lalzit, paguar nga llogaria në euro në Intesa San Paolo Bank 45 000

Pagesa për legalizimin e vilës së Gjirit të Lalzit dhe blerjen e tokës (kryer nga llogaria e bashkëshortit) 922525 lekë

Të ardhura

Rroga neto vjetore në Fakultetin e Drejtësisë dhe shpërblime 1745448 lekë

Të ardhura nga mësimdhënia në fakultete private 6 507 420 lekë

Të ardhura nga të drejta të autorit 682 064 lekë

Të ardhura nga qiratë 59 967,36 euro

Të ardhura nga interesat 66 274,00 lekë

Të ardhura nga senati i universitetit` 86 400 lekë

Shkëlzen Berisha

Ndryshimi I pasurisë dhe burimi

Llogari rrjedhëse private, banka Credins -36995 lekë

Llogari private në euro ISB (Kjo llogari është ndarë në një llogari kursimi në të cilët ndodhet shuma 200 000 euro dhe një llogari rrjedhëse në shumën 21095.90 euro) -78742, 29 euro

llogari në euro si person fizik në ISB -211 euro

Llogari rrjedhëse në lekë në ISB +811829,15 lekë

Llogari rrjedhëse në SEB Bank – 1968,12 lekë

Apartament 9/7, 198 m2 së bashku me një parking tek ETC për shumën 346500 euro nga të cilat 69300 euro janë paguar nga llogaria ime private në ISB dhe shuma prej 277200 euro është marrë kredi po në këtë bankë me interes vjetor 6.5 %.

Të ardhura

Të ardhura neto nga konsulenca ligjore si person fizik dhe “Albanian Legal Company”4520814 lekë

Të ardhura nga dhënia me qira e apartamentit të blerë tek ETC me qira 4000 euro në muaj 31964 euro

Detyrime

Kredi për blerje apartamenti 198 m2 tek ETC në shumën 277200 euro në ISB shuma e shlyer 2796 euro detyrimi 274404 euro

Kredi për blerjen e makinën në bankën SG shuma e shlyer 9673,75 euro detyrimi 44543,27 euro

Vazhdon kontrata e qirasë në Lundër. Kontratë qiraje për zyrën 400 euro në muaj

Jozefina Topalli

2012/Ndryshimi i pasurive dhe burimi

Gjendja në llogarinë rrjedhëse të pagës në bankën Credins më datën 31.12.2011 ishte 1454115 lekë. Më datën 31.12.2012 është 505058 lekë -949 057 lekë

Të ardhura

Të ardhura neto nga paga dhe shpërblime si kryetare e Kuvendit të Shqipërisë 2 240 000 lekë

Detyrime

Shpenzime për shkollimin e vajzës në universitet në Francë 1200 000 lekë

Bashkëshorti, Ndoc Topalli

Ndryshimi i pasurive dhe burimi

Në llogarinë rrjedhëse në lekë në Procredit Bank gjendja është si më poshtë”: viti 2011/575 125 lekë, viti 2012/585275 lekë, +10150

Depozitë të vetme në Procdredit Bank me maturim 1-vjeçar ku janë shtuar edhe interesat. Gjendja më 31.12.2012 është 730 000 lekë

Gjendja e llogarisë bankare në dollarë pranë Procredit Bank më datë 31.12.2011 ishte 10794 dollarë, më datë 31.12.2012 është 3806 dollarë -7000 dollarë

Llogari në euro pranë Procdredit Bank 31.12.2011 ishte 12914 euro, 31.12.2012 është 1256 euro- 11658 euro

Në depozitën në dollarë pranë bankës Intesa San Paolo gjendja më datë 31.12.2011 ishte 328 dollarë, më datë 31.12.2012 është 315 dollarë – 24 dollarë

Gjendja në llogarinë në euro pranë bankës Intesa San Paolo më datë 31.12.2011 ishte 7023 euro, më datë 31.12.2012 është 3939 euro -3084 euro

Gjendja e llogarisë rrjedhëse në Bankën Kombëtare Tregtare më datë 31.12.2011 ishte 542 489 lekë, më datë 31.12.2012 është 12.168 lekë -530321 lekë

Ngritje kati dhe restaurim në pronën e familjes në Shkodër 3500 00 lekë. Pagesa u krye me lekët e marra si kësti i parë i shitjes së një apartamenti në Shkodër pika 10, dhe 500 000 lekë kursime,, -3 500 000 lekë

Blerje toke arë në Mullet 300 m2 (tërheqje në llogarinë në emrin e bashkëshortes në bankën Credins me dt.28.08.2012-1800 000

Shitje apartament banimi në Shkodër pronë e trashëgueshme e deklaruar më parë. (Pagesa me lëste sipas deklaratës bashkangjitur kontratës së shitjes). Kësti i parë 3000000 lekë dhe kësti i dytë 2 500 000 lekë + 5 500 000 lekë

Hapje depozite me afat pranë BKT, dega Tiranë, kësti i dytë i pagesës së apartamentit, pika 10. 2500 000 lekë

Dy llogari rrjedhëse pranë bankës Credins dhe BKT ku kryhen transaksionet si person fizik të punës si noter. Gjendja më 31.12.2012, banka Credins 406 275 lekë. 31.12.2012, BKT 1 647 805 lekë Pasqyruar në bilancin vjetor

Nga llogaria rrjedhëse e person fizik pranë bankës Credins u tërhoqën 1 000 000 dhe u hap një llogari e re me maturim 1-vjeçar. -1 000 000

Të ardhura

Të ardhura nga aktiviteti pricat si person fizik në profesionin noter dhe të ardhurat nga qiratë e ndryshme në pronat e familjes +4 500 000 lekë

Vajza, Margarita Topalli

Ndryshimi i pasurive dhe burimi

Çelur depozitë bankare në emrin tim në euro në bankën Intesa San Paolo gjatë vitit 2011. Burimi: mbyllja e llogarisë dyemërore, në emrin tim dhe të babait, pranë të njëjtës bankë në maj 2011. 1500 euro

Filluar punën pranë Bankës së Shtetit si ekonomiste në muajin shtator 201 e në vazhdim. 200 000

2013/Të ardhura

Të ardhura neto nga paga si kryetare e Kuvendit dhe deputete për vitin 2013. 1 971 384 lekë

Detyrime

Si ndihmë për shkollimin e vajzës në vazhdimin e temës së doktoraturës. 900 000 lekë

Bashkëshorti, Ndoc Topalli

Ndryshimi i pasurisë dhe burimi

Shitje apartament banimi në Shkodër, pronë e fituar me trashëgimi dhe e deklaruar më parë. + 4000000 lekë

hapje depozite me afat, hapje llogari Mobil Banking si dhe numër llogarie pranë Raiffesien Bank nga lekët e shitjes së apartamentit, pika 1. 3600 000 lekë

Të ardhura

Të ardhura nga aktiviteti si person fizik në profesionin si noter publik dhe të ardhurat nga qiratë e ndryshme në pronat e trashëguara të familjes. + 3 300 000

Vajza, Margarita Topalli

Ndryshimi i pasurive dhe burimi

Të ardhurat neto nga paga dhe shpërblime gjatë punës në Bankën e Shqipërisë për vitin 2013. 1 000 000

Të ardhurat neto nga paga për mësimdhënie, si pedagoge e jashtme pranë Fakultetit ekonomik, Tiranë. 10 000

Genar Topalli

Nuk disponon pasuri veçmas

Lajme të ngjashme

Back to top button