Maqedonia humbë në stilin greko-romak

Eliminime të hershme të mundësve të Maqedonisë në stilin greko romak në ditën e parë të Kampionatit Evropian në mundje që po zhvillohet në Shkup.

Luftërat kualifikuese ishin pengesat e fundit për Nikolla Dimitrov në kategorinë 74 kg dhe Kristijan Pashko në kategorinë 60 kg. Dimitrov pësoi disfatë nga kundërshtari i tij që ishte nga Polonia, ndërsa më i mirë se Pashko ishte reprezentuesi i Azerbajxhanit.

Sot në program janë luftërat e radhës, kur në tapet do të paraqiten dhe tre mundës tjerë nga Maqedonia që do të luftojnë po në stilin greko – romak. Dimitar Zdravkov në kategorinë 55kg, Valon Rogaçi në kategorinë deri 66 kg dhe maqedonasi i natyralizuar, që vjen nga Rusia, është Timur Hamikoev që do të garojë në kategorinë 84 kilogram.

Mundësi ynë i gjashtë në stilin greko-romak, Amir Rexhepi është tërhequr nga garat, shkaku se mosha e tij është shumë e re dhe nuk ka arrit që të shtojë në kilogram.

Të theksojmë edhe atë që gjatë shpërndarjes së medaljeve të mundësve fitues, nderin për ti dhënë medaljet kishte edhe nënkryetari i Federatës të mundjes së Maqedonisë, Betim Vrenezi. Garat vazhdojnë sot në ora 9:00, ndërsa hapjen solemne që fillon në ora 18:30, do ta bëjë bëj kryetari i shtetit, Gjorge Ivanov. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button