Me 15 korrik hapet Aqua Park-u?

Po ndërmerren aktivitetet e fundit për përfundimin e punimeve të Aqua Parkut në Shkup, brenda qendrës sportive ‘Boris Trajkovski’.

Ndërtimi i objektit ka filluar në janar, ndërsa po i afrohet fundit, sipas disa informacione Aqua Parku do të jetë funksional dhe do të hapet me 15 korrik.

Bileta hyrëse do të jetë 350 denarë.

Aqua Parku do të punojë prej orës 11 deri më orën 17, ndërsa ndrimi i natës do të jetë prej 18 deri në mesnatë.

Aqua Parku zë hapësirë prej 12 mijë metra katror, me pishina speciale, për fëmijë, dhe pishina me atraksione speciale, një ndërtesë administrative me restorant, kafene, zhveshtore dhe një qendër të ndihmës së shpejt.

Projekti është i standardizuar dhe me sistem bashkëkohor për filtrimin e ujit. 

Projekti është pjesë e kompanisë Temon, ndërsa punimet janë realizuar nga kompania turke Polin, e cila ka realizuar deri tani mbi 2 mijë Aqua Parqe nëpër botë. 

 Në këtë park do të bëhet dhjetëra punësime, përfshirë 35 persona me licenca për shpëtim.
Shuma e këtij projekti kap vlerën prej rreth 4.2 milion eurosh./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button