Kaos në Tetovë, nuk dihet kush vozit e kush ndalon

Ashtu sikur rriten temperaturat në të njëjtën kohë edhe komunikacioni në Tetovë stërmbushet. Sidomos ardhja e mërgimtarëve me veturat e tyre, rëndon edhe më shumë komunikacionin në rrugët e ngushta të Tetovës.

Edhe pse ka ndryshuar kryesia e komunë, si duket problemet e qytetare të Tetovës do të mbesin të njëjta. 

Ku do të parkohen me mijëra vetura? A do të shtohen vend-parkimet të reja? A do të ketë ndonjë rrugë njëkahëshe? Çfarë do të ndodhë me parkingjet e mbyllura të cilat një pjesë e madhe nuk funksionojnë?

Në të gjitha këto pyetje u duhej të përgjigjet përgjegjësi për komunikacion në Komunën e Tetovës Hysein Demiri i cili për redaksinë e Portalb më tepër se një javë nuk është i kapshëm. 

Por kjo nuk do të thotë që ne edhe më tutje nuk do të kërkojmë prononcim nga ai dhe Komuna për ti informuar qytetarët e Tetovës në lidhje me hapat e këtij institucioni për zgjidhjen e kaosit të komunikacionit në Tetovë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button