Drita do të stërvitet, vendim për largim nuk ka!

Ekipi i Dritës nga Bogovina që tani më është anëtar i Ligës së Dytë, ende nuk ka marrë vendim se si do të veprojë pas ankesave që bënë në lidhje me parregullsitë pas ndeshjes së balotazhit. Por nga stafi i kryesisë kanë njoftuar se edhe përkundër faktit që nuk kanë marrë vendim, ata do të fillojnë të premten me përgatitje për sezonin e ri. 

“Ne jemi në pritje të një vendimi nga organet e FFM-së për ndeshjen e balotazhit dhe varësisht nga vendimi ashtu do të veprojmë”, është shprehur kryetari Abedin Aliti.

Ekipi i Dritës në kampionatin e ri do të drejtohet edhe më tutje nga trajneri Jeton Beqiri, ndërsa fondi i lojtarëve do të krijohet nga ekipi i juniorëve dhe futbollistët të cilët ishin pjesë e ekipit nga rajoni i Pollogut. 

Lajme të ngjashme

Back to top button