Musa Xhaferi: Jo, Sllavomaqedonia, Maqedonia kombëtare apo IRJM

“Nuk ka nevojë për ndryshimin e kushtetutës në pjesën e përdorimit të gjuhë, sepse në kushtetutë ka bazë që gjuha shqipe, apo ashtu siç thuhet në kushtetutë, gjuha që e flasin 20 përqind e popullsisë,të jetë gjuhë e dytë zyrtare apo zyrtare” ka një finesë, një kurth, nuk është e domosdoshme, por mundet. Kur  diçka mund të zgjidhet me Lig, nuk ka nevojë të ndryshohet kushtetuta”,ka deklaruar Zëvendëskryeministri për implementimin e Mrrëveshjes së Ohrit, Musa Xhaferri, në një intervistë për  Radio Evropa e lirë.

Ai duke folur për implementimin e Mrrëveshjes së Ohrit, thotë se ka parti që thonë se ajo nuk ekziston, për të mos thënë ka vdekur, siç ka edhe parti që e lexojnë në mënyrë shumë restriktive dhe minimaliste. Disa ndërkaq kanë qasje më afirmative sepse,  së paku kjo marrëveshje  e reformoi sistemin kushtetues  dhe krijoi kushte për mbrojtje nga majorizimi që ishte i pranishëm këtu, tha ai.

Ndërkaq i pyetur për përfaqësimin e drejtë dhe adekuat të komunitetve nëpër Institucionet dhe Ndërmarrjet publike, zëvendëskryeministri, Xhaferri është përgjigjur se tai proces është i vazhdueshëm me qëllim që të arrihet balanca në përfaqësimin e drejtë dhe adekuatë.

“Të jemi pak më të hapur, nuk pranohen në punë vetëm shqiptarë, në vazhdimësi në punë pranohen edhe maqedonas. Kyjo është e vërteta, por mendoj se ka një pasqyrim të njëanshëm të këtij procesi. Duhet t}i shohim të dy anët e medaljes  Nëse në këtë garë, në vazhdimësi punësohen edhe maqedonas, që është normale, ne nuk mund ta arrijmë qëllimin. Kjo është sikur, për shembull, ne të vrapojmë pas një piramide që nuk ka fund, kështu është e pamundur që të mbajë buxheti”,  thotë  Musa Xhaferri,

“Në lidhje me  zgjidhjen  kontestit për emrin, zëvendëskryeministri Xhaferi, ka theksuar se nuk duhet dhe nuk ka arsye të ketë dallime midis partnerëve të koalicionit. “Zoti Ahmeti u deklarua se nuk do të pajtohet me propozimet e tipit “Sllavomaqedonia” , “Maqedonia kombëtare” apo IRJM. Por për propozimet tjera ne jemi të hapur dhe bisedojmë për të  arritur në në marrëveshje kompromisi, të cilën do ta pranonin të dyja palët, përgjigjet Xhaferri, duke theksuar se po përhapet  gabimisht teza se për shqiptarët nuk është me rëndësi se si do të quhet vendi”  ka thënë Musa Xhaferri  në intervistë për për Radion Evropa e Lirë.

Lajme të ngjashme

Back to top button