Taner: Për Austrinë prioritet mbetet zgjerimi i BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor në politikën e mbrojtjes

Lufta në Ukrainë edhe më shumë e thekson se sa është e rëndësishme që miqtë e tanë nga Ballkani Perëndimor t’i mbështesim në rrugën e tyre drejt ardhmërisë evropiane. Për Austrinë edhe më tej mbetet prioritet kryesor zgjerimi me vendet e Ballkanit Perëndimor në politikën e sigurisë dhe mbrojtjes. Nga pala austriake është dëshiruar që Maqedonia e Veriut t’i vazhdojë dhe të realizohen negociatat inkuadruese me BE-në edhe atë përmes hapave konkret të cilët do të thonë progres i madh. Këtë e deklaroi ministrija federale austriake e Mbrojtjes Klaudia Taner në konferencën e përbashkët për shtyo në Shkup me kolegen e saj dhe nikoqire ministren e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska, njofton Portalb.

Ajo potencoi se në kohëra tejet të vështira me të cilat sot të gjithë po ballafaqohemi vjen në shprehje se sa janë të rëndësishme marrëdhëniet diplomatike midis vendeve, gjegjësisht roli i partneriteteve multilaterale në të cilat Austria tanimë me vite merr pjesë së bashku me vendet e Ballkanit Perëndimor, ndërsa posaçërisht me Maqedoninë e Veriut.

“Stabiliteti dhe siguria e vendeve të Ballkanit Perëndimor është diçka që duhet të arrihet dhe kjo nuk është diçka që është qëllim vetëm për atë vende, por qëllim i vërtetë edhe për ne. Madje, nuk duhet të harrojmë një rrethanë. Lufta në Ukrainë ende nuk ka përfunduar. Fundi i kësaj lufte ende nuk të shihet, ndërsa nuk përjashtohet edhe mundësia e përhapjes së luftës në drejtim të Evropës nga një pikëpamje e ekspertëve tanë. Për këtë arsye edhe më shumë është e rëndësishme që të veprohet në mënyrë preventive që të rritet stabiliteti aty ku është e domosdoshme të realizohet që të rritet aftësia për ofrim të rezuistencës në rajonet e rrezikuara dhe që të mund të mbështeten përpjekjet për mbrojtje nga të gjithë kanosjet të cilat vijnë nga jashtë. me këtë, ne mund të japim kontribut të madh në politikën tonë të përbashkët të sigurisë dhe mbrojtjes”, ka thënë ministrja austriake.

Ajo potencoi se në takimin e sotëm me Petrovskën kanë biseduar edhe për ndryshimet kushtetuese, të cilat janë kusht që vendi të vazhdojë me negociatat inkuadruese me BE-në, duke theksuar se kjo ato janë çështje të cilat janë shumë të rëndësishme për Vjenën, siç janë të rëndësishme edhe për Shkupin.

“Biseduam për hapat e ardhshme që do të mund të ndërmerren në këtë drejtim që Maqedonia e Veriut më shpejtë të bëhet anëtare e BE-së”, tha Taner.

Ministrja Petrovska theksoi se vizita e koleges Taner është edhe një dëshmi për atë se Maqedonia e Veriut dhe Austria janë partnerë në ballafaqimin me sfidat me të cilat ballafaqohet Evropa, por krahas sfidave të sigurisë, duhet të jemi pragmatikë, të shpejtë dhe të përkushtuar në procesin për integrim të plotë në Bashkimin Evropian, sepse, siç tha, sot të gjithë e kanë të qartë se integrimi evropian është edhe çështje sigurie me prioritet më të lartë.

Petrovska mes tjerash, ka theksuar se Maqedonia e Veriut në mënyrë aktive kontribuon drejt zhvillimit të stabilitetit, marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe bashkëpunimit rajonal në Evropën Juglindore, posaçërisht duke e pasur parasysh kulturën tonë të dialogut dhe aftësinë tonë për gjetje të zgjidhjeve dhe për çështje të vështira bilaterale.

Taner dhe Petrovska në takim janë fokusuar edhe në tre misionet në të cilat marrin pjesë të dy vendet, si dhe projektet e përbashkëta të cilat duhet t’i mbështesin të dy vendet.

Ministria e Drejtësisë më 19 prill publikoi listën e ekspertëve që do të marrë pjesë në grupin punues për ndryshimet kushtetuese. Pjesë e këtyre ekspertëve janë profesorë dhe ish-kryetar e ish-gjyqtarë, që në kuadër të grupit punues kanë për detyrë të përgatitin propozimet për ndryshimet kushtetuese. Opozita edhe nga blloku maqedonas edhe nga ai shqiptar, nuk do të marrin pjesë në grupin punues.

Kujtojmë se, Maqedonia e Veriut pas 17 vitesh me 19 korrik të vitit 2022 filloi bisedimet qasëse me BE-në me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare. Nëse nuk bëhen ndryshimet kushtetuese deri në nëntor të këtij viti, procesi eurointegrues i RMV-së rrezikon të bllokohet përsëri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button