Zoran Zaev: Gruevski e humbi dhe e shkeli dinjitetin e Maqedonisë

Kryetari i LSDM-së, Zorann Zaev  ka kritikuar ashpër kryeministrin Gruevski, në raport me politikën që udhëheq qeveria për integrimet euroatlantike, bisedimet për emrin, por edhe për zhvillimet  e përgjithshme në  vend, duke theksuar se LSDM do ta kthejë vendin në binarët e vërtetë.

“Sot njeriu që ua theu shtyllën kurrizore qytetarëve të Maqedonisë dhe shtetit, njeriu që në emër të rrënjëve antike të popullit tonë e humbi dhe e shkeli dinjitetin e shtetit dhe të kombit nuk po kupton se kurrizi i  kërrusur nuk është njëlloj me të thyerin. Ne jemi forca që do t’i pamundësojmë vetot  që Gruevski dhe nomenklatura  tij na i imponuan , por duhet të jetë e qartë mirë se LSDM nuk do të lejojë që pluhuri të bie mbi  identitetin gjuhën, dhe veçantinë tonë kombëtare.”

 Këto janë fjalët me të cilët kryetari Zoran Zaev  ju drejtua delegatëve të Kongresit të 15 të LSDM-së, që filloi sot punimet.

Ai theksoi gjithashtu, se këtyre ditëve është verifikuar ndërkombëtarisht , siç tha ai, kompasi i vendit  nën udhëheqjen e Gruevskit, duke vlerësuar mospërmendjen e Maqedonisë në Samitin e fundit , humbjen më të madhe të politikave kuaziopatriotike dhe euroskepticiste.  Zaev tha se Gruevski ka shpallur fajtor të gjithë, opozitën, tradhtarët e vendit, Bashkësinë ndërkombëtare, duke përjashtuar vetëm veten  tij.

“Ishim lider dhe mbetëm humbësit më të mëdhenj  nga vendet e Ballkanit. Të zhgënjyer dhe të brengosur  shohim pas shpine ausajderët, Serbinë dhe Kosovën, ndërsa para shtatë vitesh ecnim bashkë me Kroacinë, në proceset integruese. Kroacia nesër do të jetë anëtare me të drejta të plota të BE-së”, tha Zaev.

Ai paralajmëroi ndryshimin e statutit të partisë, duke synuar që ndryshimet statutare të forcojnë organizatën partiake të Shkupit, sepse siç tha ai, pa fituar në Shkup, nuk mund të fitohet në maqedoni. Gjithashtu, këto ndryshime paralajmërojnë forcimin e pozitës së zëvendëskryetarit të partisë,  e cila do të jetë pothuajse e njëjtë me atë të liderit.

Lajme të ngjashme

Back to top button