Nesër fillon paraqitja elektronike e TVSH-së

Kaloi afati sistemit të vjetër të paraqitjes së  të TVSH-së nëpërmjet formës me letër. Që nesër të gjitha kompanitë do të jenë të detyruara paraqitjet mbi këtë bazë t’i bëjnë në formë elektronike, duke patur mundësi  komunikimi 24 orësh me DHP-në, në 7 ditët e javës.

Kështu, 12059 persona juridik dhe kryes të pavarur të veprimtarive, të cilët janë aktualisht shfrytëzues të sistemit të vjetër të taksimit, domosdoshmërisht, do të duhet të transferohen  në sistemin e shërbimit  elektronik të DHP-së. Kjo, sepse në të kundërtën ato nuk do të mund t’i  shfrytëzojnë shërbimet elektronike të taksimit.

Lajme të ngjashme

Back to top button