Nesër nis kufizimi për qarkullimin me skuter në liqene, gjoba 800 euro

Për të shtuar sigurinë  e  atyre që bëjnë plazh nëpër liqenet e vendit, si dhe të notarëve dhe atyre që lundrojnë, prej  nesër  fillon  zbatimi i kufizimit për lundrimin e skuterëve dhe barkave, masë kjo që do të zgjasë deri më 31 gusht.

 Kështu, ajo do t’i prekë drejtuesit e  skuterëve, të cilëve u ndalohet qarkullimi me skuterë  prej orës 11 .00deri në orën 19.00 në të tri liqenet  e vendit. Ndërsa,  drejtuesit  e barkave e kanë të ndaluar lundrimin nga  ora 21.00 deri në orën 05.00.

Policia e Ohrit dhe kapitaneria  kanë ndërmarrë të gjitha masat për të kontrolluar zbatimin e këtij vendimi, kurse ata që nuk do zbatojnë atë do të gjobiten me 800 euro.

Lajme të ngjashme

Back to top button