Agjërimi nga mendimet

“Kushdo që nuk braktis fjalët e pahijshme dhe veprat e këqija, le ta dijë se Zoti nuk ka nevojë që ai të braktisë ushqimin dhe pijen.”

Profeti Muhamed s.a.

Agjërimi nuk është vetëm abstenimi nga bota materiale, por është gjithashtu pastrimi i të gjitha shqisave tona nga lakmia. Sepse ashtu si trupi që kërkon ushqim dhe ujë, ashtu edhe shqisat tona, në shërbim të egos, kërkojnë “ushqimin” përkatës. Ndërsa, agjërimi është kthimi i tërë qenies tonë, si i trupit ashtu edhe i shqisave tona, drejt Zotit.

Niveli më i ulët i agjërimit fillon duke i rezistuar dëshirës së egos tonë për lëvdata dhe vlerësime nga të tjerët. Sapo të jemi në gjendje të agjërojmë nga dëshirat fizike dhe nga pritjet që kemi prej tjerëve, atëherë duhet të nisim të mësojmë të shkëputemi nga tirania e mendjes sonë.

“Ashtu siç pikat e ujit e formojnë lumin, ashtu dhe mendimet e formojnë karakterin dhe besimin.”

Imam Aliu

Kur agjërojmë nga mendimet, nuk do të thotë kjo se nuk mendojmë, apo se përpiqemi t’i ndalim mendimet, përkundrazi, ne mendojmë, por zgjedhim të mos konsumojmë çdo mendim që mbin nga egoja. Kur na lindin mendime të tilla, nuk i analizojmë, nuk i gjykojmë, por vetëm i lëmë të kalojnë, pa mos u identifikuar me ta. Thjesht, i lëmë të kalojnë fluturimthi si re në qiellin e mendjes tonë dhe e kthejmë vëmendjen tonë kah Hyjnorja. Vetëm atëherë jemi në gjendje të lemë pas vlerësimet dhe gjykimet që kemi për veten, por që burojnë nga egoja. Sepse shpesh, pikërisht ky vet-perceptim i bazuar në dëshirat e egos, na pamundëson që të kemi raport të çiltër me Zotin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko edhe
Close
Back to top button