Reis Fetai: Fitër Bajrami është ngadhënimi i së mirës ndaj së keqes

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, në porosinë e tij për mbarimin e Muajit të Ramazanit dhe festës së Fitër Bajramit ka theksuar se në këto ditë festive kudo shtrihet dora e mëshirës,

“Por, në këto ditë të hareshme, shkolla e Ramazanit na mësoi që të mos harrojmë njerëzit tanë që janë në nevojë: skamnorë, të varfër, jetimë, por edhe institucionet tona islame. Prandaj, në fund të Ramazanit na është bërë obligim dhënia e Sadekatul Fitrit, siç na ka treguar i Dërguari i Zotit se me dhënien e Sadekatul Fitrit ne pastrojmë agjërimin tonë nga fjalët e tepërta. Me një fjalë, Festa e Fitër Bajramit është ngadhënjim i së mirës ndaj së keqes, i shpirtërores ndaj epshores, i moralit ndaj amoralit, i durimit ndaj mosdurimit, i hyjnores ndaj satanikes. E gjithë kjo na bën të jemi njerëz të aksioneve, njerëz që thirrim në kultivimin e veprave të mira dhe njerëz që pengojmë veprimet e këqija”, thotë Fetai.

Ai shtoi se kjo është rruga e vërtetë dhe kjo është ngritja e vetëdijes së besimtarit që në momentin e duhur të jetë i gatshëm t’u japë përgjigje sfidave dhe situatave që i sjell koha në të cilën ai jeton.

“Të jetë i gatshëm që të vë në praktikë sjelljen e mirëqenies, të vlerësoj veten në raport me të tjerët, t`i dëshiroj tjetrit atë që e dëshiron për vete. Në këto ditë të gëzimit të Fitër Bajramit, me zemra të pastra i drejtohemi Allahut të Gjithëmëshirshëm që të na japë fuqinë imanit, mundësinë e largimit nga mëkatet, guximin e faljes dhe të pajtimit, buzëqeshjen me të tjerët, për të kultivuar një të tashme dhe të ardhme edhe më të ndritur, për të krijuar mundësi dhe kushte më të mira në shoqërinë tonë me qëllim që të ndërpritet trendi i migrimeve ekonomike. Lusim Allahun e plotfuqishëm t’u japë gëzimin dhe shpresën në zemrat e skamnorëve, njerëzve me telashe fizike-shpirtërore, me qëllim që sot dhe gjithmonë në jetë të jemi të lumtur dhe të gëzuar, e mbi të gjitha – falënderues ndaj të Madhit Zot për mirësitë Tij që na i ka dhënë”, thotë Shaqiri, duke përfunduar me urimin ndaj gjithë besimtarëve për festën e Fitër Bajramit.

Nesër, mamazi i Fitër Bajramit në Shkup do të falet në ora 06.25.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button