Nesër fillon pagesa e “TVSh-ja Ime”, me limit prej 2.100 denarësh

Nga nesër fillon pagesa e “TVSH-ja ime” për tremujorin e parë të këtij viti, tani me limit të rritur prej 2.100 denarë, informoi drejtoresha e Drejtorisë për të Ardhura Publike (DAP), Sanja Llukarevska, transmeton Portalb.mk.

“Për herë të parë do të paguajmë 2100 denarë për të gjithë ata që kanë arritur atë nivel përmes faturave të skanuara. Gjatë ditës së nesërme, mjetet e para tashmë do të paguhen. Mjetet që do të kthehen përmes kësaj mase për tremujorin e parë janë rreth 10 milionë euro dhe ato mjete janë të parapara në buxhet. Do të insistoj që çdo fillim të vitit të rritet kufiri i rimbursimit të TVSH-së për personat fizik”, tha Lukarevska.

Në një intervistë për emisionin “Utrinski Peçat” Lukarevska tha se do të insistoj; në çdo fillim të këtij viti që të rritet kufiri i rimbursimit të TVSH-së për personat fizik.

Ndryshimet ligjore për rritjen e kufirit kaluan në seancën e Qeverisë në fund të dhjetorit 2022, por u ngecën në Kuvend.

Masa e kthimi të 15% nga TVSH-ja e përllogaritur zbatohet që nga 1 korriku i vitit 2019, dhe siç u tha atëherë është në dobi edhe të qytetarëve edhe të shtetit. “Kjo masë gjithashtu do të ndihmojë në uljen e ekonomisë gri”, thanë atëkohë nga DAP-i.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button