Afati për dorëzimin e deklaratave është shtyrë deri më 28 prill, sqaroi Drejtoria për të Ardhura Publike

Drejtoria për të Ardhura Publike njoftoi se obliguesit tatimorë dhe kontabilistët kanë tre ditë pune shtesë për dorëzimin e deklaratave të TVSH-04, raporton MIA.

Afati përfundimtar për dorëzimin e këtyre deklaratave tatimore për periudhat tatimore nga 01.01.2023-31.03.2023 dhe për 01.03.2023-31.03.2023 nga obliguesit mujor dhe tremujor për TVSH në vend të datës 25 do të llogaritet për 28 prill.

Zgjatja treditore e afatit për dorëzimin e deklaratave të TVSH-së-04 është për të shmangur paraqitjen e vështirë të deklaratave tatimore përmes sistemit   е-Tatime dhe për shkak të shumicës së ditëve jopune në muajin prill 2023, informon DAP.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button