Gjorgjioski kryetar, Sejdini zëvendësi i tij

Me Federatën e Futbollit të Maqedonisë (FFM), edhe për 4 vitë do të udhëheqë Ilço Gjorgjioski, i cili në Kuvendin e përgjithshëm, i cili u mbajt në Ohër, u zgjodh nga të gjithë delegatët njëzëri për kryetar i FFM-s. Gjorgjioski u votua nga 91 delegatët, pa asnjë votë kundër ose të përmbajtur.  

Nënkryetar i FFM-së është zgjedhur Muhamed Sejdini nga Kërçova, i cili do të zëvendësojë tani më ish- nënkryetari, Qenan Idrizi.

Në KD të FFM-së, do të ketë anëtar, nga të cilët katër janë shqiptar: Muhamed Sejdini (Kërçovë), Salim Abdyli (Likovë), Memet Abdiu (Tetovë), Argëtim Asani (Strugë).

Anëtarët tjerë të KD janë: Zlatko Talevski (Manastir), Lazar Rakixhiev (Veles), Serafim Dimovski (Valandovë), Svetozar Stankovski (Gazi Babë), Dobre Ivanov (Kratovë), Toni Ivanovski (Ohër), Marjan Stojkovski (Prilep), Dimitar Xhonov (Shtip), Dejan Dimovski (Sveti Nikollë), Goran Gavrilov (Probishtip).

Vlen të përmendim se Kuvendi i FFM-së me 81 vota pro dhe një të përmbajtur, të votoj propozimin për Ligën e parë, e cila nga sezoni 2014/15 do të ketë 10 klube. Njëkohësisht dhe Liga e Dytë gjithashtu do të numëroj 10 klube, ndërsa Liga e tretë do të ndahet në pesë rajone me nga 12 klube.

Lajme të ngjashme

Back to top button