Qytetarët e Gostivarit kundër drejtorit për mbrojtje dhe shpëtim

Një grup prej 605 qytetarë të Gostivarit, nënshkruan peticion që e dorëzuan në Qeverinë e Maqedonisë, me të cilën kërkojnë që të sanksionohet drejtori i Zyrës për mbrojtje dhe shpëtim, Shaban Saliu, transmeton Kanal5.

Nënshkruesit e peticionit pohojnë se Saliu dhe familja e tij i malltretojnë romët nga Gostivari, ndërsa policia dhe gjyqi nuk ndërmarrin masa. Megjithatë, Saliu thotë se kundërshtari politik i tij nga blloku i politikës rome e keqpërdorë këtë situatë e cila është në proces gjyqësor. Saliu thotë se vëllau i tij ka qenë i sulmuar, ndërsa gjykata do të vendosë se kush është fajtori.

Lajme të ngjashme

Back to top button