Ramadan Telqiu , gazetari dhe rekorderi i dhurimit vullnetar të gjakut

Mes dibranëve të shumtë human  kur bëhet fjalë për dhurimin vullnetar të gjakut, vend të rëndësishëm zë edhe Ramadan Telqiu, gazetar i pensionuar dhe rekorder i dhurimit vullnetar të gjakut. Epiteti i tij që mori nga ana e gazetarëve dhe kolegëve, si gazetari më human flet qartë se është personi me trimëri të madhe  sa i takon dhënies së gjakut.

Gjakun tim e kam dhënë 199 herë. Kuptohet që kam shpëtuar shumë persona që më bëjnë njeriun më të lumtur dhe më të pasur në botë sepse kam shumë motra dhe vëllezër në venat  e të cilëve rrjedhën gjaku im. Kam marrë shumë mirënjohje, mes tyre edhe çmimin Nëna Tereza, çmimin  8 Shtatori me rastin e çlirimit të Dibrës, e deri te çmimi i marë nga ana e kryetarit të shtetit, edhe pse për mua çmimi më i madh është të shpëtoj jetën e një njeriu, thotë Telqiu.

 Ai kujton herën e parë kur ka lëshuar dorën dhe ka dhëne lëngun më të çmueshëm të trupit, gjakun e tij pa i mbushur ende 18 vjet. Kjo ka ndodhur para pesë dekadave në Tetovë si nxënës i shkollës së tekstilit. Në shkollë erdhën mjekë ku kërkonin grupin A pozitiv sepse kishte ndodhur aksident në rrugë. Ndihmova aq sa duhej dhe nuk vëreja se çfarë nacionaliteti është, shqiptar, maqedonas, turk etj. 

Kështu i ka edukuar edhe fëmijët e tij Isniun dhe Adrijanin që janë gjithashtu dhurues të gjakut. Gjatë pesë dekadave kanë ndodhur shumë raste që i kujton me mall sepse është njeri komunikues dhe i afërt me të gjithë. Para 20 viteve nënvizon Telqiu një vajzë 20 vjeçare kishte nevojë për ndihmë. Në atë kohë primarius doktor Jusuf Vojnika , kirurg i njohur dhe aktivist i Kryqit të kuq  më thirri menjëherë në Qendrën Medicinale në Dibër. 

 Kishte shumë borë por nuk  me pengonte, gjaku im nisi të rrjedhën te vajza e sëmurë. Ndoshta nuk më besoni, por shpirti im u mbush me  gaz dhe hare kur ajo shpëtoi, tregon ai. Gazetari Telqiu ka dhuruar gjak jo vetëm në Dibër por edhe në Strugë, Ohër, Shkup, Tetovë..Kush nuk e njeh Ramadanin apo shkurt Dançen. Ai ka shpëtuar shumë njerëz, thotë Naim Sala.

Gjatë aksionit të ekipit për transfuziologji në Shkup, e cila kohë më parë qëndroi në Dibër ai është paraqitur për të dhuruar gjak. Ai nuk ndalon kurrë, ashtu siç nuk ndaloi me punën e tij gazetareske 33 vjet me radhë si korrespondent i Dibrës   në Radio Shkupi, i cili kurrrë nuk është kursyer për informacion të saktë dhe të shpejtë.

.

Lajme të ngjashme

Back to top button