MPB kontroll në dy lokale në Ohër, pesë gra u dëbuan nga Maqedonia

Policia e Maqedonisë, dje në bashkëpunim me Inspektoratin e Punës ka kryer kontrolle në dy lokale të Ohrit ku janë gjetur 12 shtetase të huaja, disa prej të cilave nuk ishin lajmëruar për vendqëndrimin e tyre. Për këtë arsye, me urdhër të gjykatës 5 shtetase janë dëbuar nga Maqedonia, njoftuan nga MPB, transmeton Portalb.mk.

“Gjatë kontrollit janë hasur 12 shtetase të huaj nga Rusia, Ukraina, Serbia dhe Shqipëria, pesë prej tyre pa vendbanim të regjistruar në vend. Parregullsi janë konstatuar edhe nga Inspektorati Shtetëror i Punës, për çka do të ketë sanksione”, thonë nga MPB duke shtuar se 5 shtetaset janë dëbuar nga shteti të njëjtave u janë shqiptuar gjoba me urdhër të gjykatës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button