Politikani indian u vra drejtpërdrejt derisa fliste para gazetarëve

Një politikan indian i dënuar për rrëmbim u qëllua për vdekje në televizion drejtpërdrejt së bashku me vëllain e tij. Atiq Ahmed, i cili i shoqëruar nga policia, fliste me gazetarët kur një person i paraqitur si gazetar nxorri një armë dhe qëlloi. Pas të shtënave, tre persona janë arrestuar menjlherë. Djali i Ahmedit u vra në një shkëmbim zjarri me policinë disa ditë më parë, transmeton Portalb.mk.

Disa raste të rrëmbimit, vrasjeve dhe shantazheve janë ngritur kundër Ahmedit gjatë dy dekadave të fundit. Një gjykatë lokale e dënoi atë me burgim të përjetshëm në mars të këtij viti për rrëmbim.

Para se të vritej mbrëmë, ai u prangos dhe u foli gazetarëve gjatë rrugës për një kontroll mjekësor në Prayagraj.

Në videon e cila tashmë po shpërndahet në rrjetet sociale, Ahmedi është pyetur nëse ka marrë pjesë në varrimin e djalit të tij.

Pas vrasjes së dyfishtë, kryeministri i Uttar Pradesh urdhëroi hetim mbi incidentin dhe ndaloi tubimet e mëdha për të siguruar paqen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button