Ndërroi jetë një punëtor i “Higjienës komunale” të Shkupit gjatë një aksidenti në kryerjen e detyrës

Një i punësuar i Ndërmarrjes Publike “Higjiena Komunale” ka ndërruar jetë gjatë ditës së djeshme teksa po kryente punën e tij, pasi ka shtyrë kontejnerin, mjeti e ka tërhequr dhe e ka shtypur. Sipas burimeve mes kolegëve të të ndjerit A. S. (43), punëtorët e pranishëm janë ende në shok. Ata ishin të pafuqishëm për të ndihmuar kolegun që u tërhoq nga mjeti që shtyp plehrat.

Drejtoresha e “Higjienës Komunale” Kosana Mazneva e ka konfirmuar aksidentin për Sdk.mk.

“Po, është e vërtetë që ka vdekur një nga punonjësit tanë. Jemi në pritje të raportit nga Mjekësia Ligjore, e cila duhet të na tregojë shkaqet e vdekjes”, tha drejtoresha Mazneva.

Prokuroria Publike e Shkupit ka hapur rast për aksidentin.

MPB-ja në buletinin e ngjarjeve njoftoi se pardje (e premte) në ora 09:14 në SPB Shkup është lajmëruar se në bulevardin 11 tetori gjatë kryerjes së detyrave A. S. (43) nga Shkupi, një punonjës i NP “Higjiena Komunale” ka marrë lëndime dhe ka ndërruar jetë në vend.

“Vdekjen e ka konstatuar mjeku i Mjekësisë emergjente, ndërsa një ekip nga SPB Shkup ka kryer hetimin. Për ngjarjen është njoftuar inspektori i punës dhe me urdhër të prokurorit publik trupi i pajetë i të ndjerit është dërguar për obduksion”, tha policia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button