Mundësit gati për Kampionatin Evropian

Kanë mbetur vetëm edhe pesë ditë deri në fillimin e Kampionatit Evropian në mundje për kategoritë e reja, eveniment ky që do të zhvillohet në kryeqendrën tonë, Shkupin, ndërsa të gjitha luftërat do të zhvillohen në palestrën sportive “Boris Trajkovski”.

Reprezentacioni i Maqedonisë i udhëhequr nga trajneri Viktor Bogdanov, është duke zhvilluar përgatitjet e fundit, ndërsa tani më janë mësuar dhe emrat e anëtarëve të reprezentacionit. Raif Kamberi do të garojë në kategorinë 50kg, Fisnik Dura më 55kg, ndërsa në këtë kategori mund të paraqitet edhe mundësi i natyralizuar, Vladimir Egorov nga Rusia. Në 60kg do të garojë Ivan Janev, Behar Mahmuti (66kg), Sashko Arsovski (76kg), ndërsa në kategorinë 84kg do të garoj edhe një mundës i natyralizuar Halil Zubarov, i cili po ashtu vjen nga Rusia. 

Në kategorinë 96kg na përfaqëson Adem Adem, kurse në atë më të rëndën 120kg, Mite Zdravkov. Maqedonia do të ketë garues edhe në stilin Greko Romak: Amir Rexhepi (50kg), Dimitar Zdravkov (55kg), Besar Luçi (60kg), Valon Rogaçi (66kg), Nikolçe Dimitriev (74kg), Timor Hamitkoer 84kg, (i natyralizuar nga Rusia) dhe +96, Stefan Nikovski. Në konkurrencën e femrave do të paraqitet një mundëse nga Prilepi.

Ndryshe, Kampionatin Evropian do ta hap në mënyre solemne kryetari i Maqedonisë, Gjorge Ivanov më 3 korrik, kurse kampionati zyrtarisht do të filloj një ditë më herët, e do të zgjasë deri më 7 korrik. Priten të marrin pjesë rreth 600 garues dhe punëtor sportiv, në mesin e tyre në Shkup udhëton edhe kryetari i FILA-s, Llaloviq nga Serbia si dhe Ceno Cenov nga Bugaria. Ky i fundit është kryetar i Federatës Evropiane të Mundjes, CELA.

Lajme të ngjashme

Back to top button