Shekerinska: Gruevski personalisht është përgjegjës për fiaskon e euro-integrimeve

Kryeministri obligohet të merr përgjegjësi personale për politikat e gabuara të Qeverisë rreth anëtarësimin tonë në Unionin Evropian, tha sot zëvendës kryetarja e ardhshme e LSDM-së, Radmila Shekerinska.

“Në Samitin e fundit të Unionit Evropian, 90 muaj pasi që Maqedonia u bë kandidat për anëtarësim në BE, vendi nuk arriti të futet në asnjë dokument, nuk është përmendur në asnjë konkluzë. Nuk kishte asnjë shtet evropian për ta rihapur pyetjen për anëtarësimin tonë në Unionin Evropian. Kryeministri i dëshpëruar mundohet të kërkojë alibi për debaklin e politikës së tij, duke kritikuar bashkësinë ndërkombëtare, në mënyrë të ashpër e fajëson opozitën dhe të gjithë ata që shtatë vite me radhë paralajmëronin se jemi në rrugë të gabuar, tha Shekerinska.

Ajo theksoi se kryeministri ka qenë shoferi i automjetit të Maqedonisë, por pas aksidentit politik, Gruevski ka filluar ti fajësojë këmbësorët, rrugët, ndihmës-shoferat, vetëm për t’i ikur përgjegjësisë së tij dhe qeverisë të cilën e udhëheq.

“Është e vërtetë se politika e Greqisë në lidhje me rrugën e Maqedonisë drejt euvrointegrimeve dhe anëtarësimin e saj në Bashkimin Evropian është jo-evropiane dhe e dëmshme. Por, kështu është tashmë 20 vite. Është e vërtetë se bashkësia ndërkombëtare tregon interesim më të vogël për sifdat e Maqedonisë. Por për këtë arsye, pyetja më realte është se pse ndodh e gjithë kjo? Pyetja e vërtetë është se çfarë politike e solli Maqedoninë në këtë situatë? Çfarë politike na shtyri në bishtin e Ballkanit Perëndimor?

Dhe, pyetja më e rëndësishme është, kush për gjithë këtë duhet ta mbajë përgjegjësinë?

Kryeministri është i obliguar të merr përgjegjësi për politikat e gabuara dhe lëvizjet e qeverisë në drejtim të anëtarësimit tonë në Unionin Evropian”, theksoi Shekerinska.

Sipas saj, kryeministri Gruevski ka dashur të na bind se as gjendja në institucione, as kapacitetet e keqësuara demokratike dhe liria e mediumeve në Maqedoni, e gjithë kjo nuk ka ndikuar në fiaskon politike të sotshme. Shekerinska konsideron se për Gruevskin, raportet e institucioneve ndërkombëtare kanë qenë të vërteta vetëm atëherë kur kanë qenë pozitive, ndërsa kur Maqedonia është kritikuar, atëherë, sipas saj, Gruevski i ka komentuar raportet si të porositura. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button