Maqedoni: 584 persona kanë vdekur dhunshëm

Vitin e kaluar nga vdekja e dhunshme kanë humbur jetën 584 persona, që në krahasim me vitin 2011 paraqet rritje për 10.8 për qind, kumton Enti shtetëror për statistikë.

Sipas statistikave, nga numri i përgjithshëm i vdekjes së dhunshme, pjesëmarrje më të madhe kanë ‘fatkeqësitë’ me 64.7 për qind, ‘vetëvrasjet’ 29.5 për qind, dhe vrasjet me 5.8 për qind.

Në kategorinë e fatkeqësive, në rend të parë janë personat e vdekur nga shkaqe të jashtme në rast lëndimi, me pjesëmarrje prej 28.9 për qind. Në vend të dytë janë të vdekurit nga fatkeqësitë e transportit me 17.3 për qind, në vend të tretë janë personat që kanë humbur jetën nga fatkeqësitë tokësore me pjesëmarrje prej 12.5 për qind.

Tek kategoria e vetëvrasjeve në vend të parë janë rastet të cilat vdekja e dhunshme ka ardhur si pasoj e ‘varjes, shtrëngimit dhe furatjes’ me pjesëmarrje prej 15.9 për qind, ndërsa tek kategoria ‘vrasje’ pjesëmarrje më të madhe kanë rastet nga tentimi për të shkaktuar dhimbje trupore nga gjuajtjet e armëve të zjarrit’ me 2.6 për qind./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button