2 të vdekur dhe 21 të lënduar nga aksidenti i autobusit në Turqi (Video)

Dy persona humbën jetën dhe 21 të tjerë u plagosën kur një autobus pasagjerësh u përmbys në Erzincan të Turqisë, raporton Anadolu.

Aksidenti ka ndodhur herët mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Erzincan – Sivas ku ka borë dhe akull. Sipas të dhënave paraprake dy persona kanë humbur jetën dhe 21 të tjerë janë plagosur.

Në vendngjarje janë nisur ekipet e ambulancës, policisë, xhandarmërisë dhe AFAD-it (Presidenca e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave).

Të plagosurit u transportuan me autoambulancë në spitalet ne Refahiye dhe Erzincan, pasi në vendngjarje iu dha ndihma e parë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button