Depresioni i nënës mund të shkaktojë dermatit atopik te fëmija

Vlerësohet se depresioni i nënës në periudhën e pas lindjes, dhe madje edhe më vonë, është  i lidhur me zhvillimin e dermatitit atopik te fëmija për gjatë fëmijërisë dhe adoleshencës, sugjeron një studim i ri, transmeton Panacea.

Dermatiti atopik është një sëmundje kronike, inflamatore e lëkurës e cila karakterizohet me kruajtje, dhimbje dhe vështirësi gjatë gjumit. Gjithashtu, dermatiti atopik lidhet fort me një sërë çrregullimesh mendore, si depresioni, ankthi dhe sjellja vetëvrasëse.

Ndryshe, dihet se faktorët emocional mund të përkeqësojnë dermatitin atopik dhe të ndikojnë në rrjedhën e sëmundjes. Studimet e mëparshme kanë treguar se mjedisi familjar dhe faktorët e tjerë mjedisorë mund të kenë ndikim në dermatitin atopik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button