Tre ditë pa rrymë, Studeniçani, Qendra, Saraji, Nikishtani…

Qendra rajonale për menaxhim me kriza, e qytetit të Shkupit, informon se të shtunën, të dielën dhe të hënën, pa furnizim me energji elektrike do të mbeten disa rrugë dhe fshatra të Shkupit.

Nga ora 8 deri 16.30 të shtunën pa energji elektrike mbetet Studeniçani, ndërsa të dielën nga ora 8 deri më orën 12 do të mbetet pjesa e Keut Dimitar Vllahov, Akademija e muzikës, Shkolla e muzikës, Hoteli Stone Bridge, Banka Komerciale dhe disa objekte për rreth.

Të hënën, pa energji elektrike do të mbetet një pjesë e fshatit Kopanicë, fshati Rashçe prej orës 9 deri 15.30.

Nga ora 10 deri më orën 15.30, nuk do të ketë rrymë në fshatin Nikishtan./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button