Regjimi sirian vret 53 civilë

Një total prej 53 civilëve, duke përfshirë 4 fëmijë dhe 8 gra u vranë në disa qytete të Sirisë gjatë operacioneve të organizuara nga forcat besnike të regjimit sirian, njoftuan aktivistët.

Rrjeti sirian për të Drejtat e Njeriut (SNHR), një grup me bazë në Londër që gjurmon viktimat civile dhe disidentët, tha se forcat e Bashar al Assad vranë 19 persona në periferi të kryeqytetit Damask, 9 në Dera’a dhe 9 në Homs, 6 në Aleppo, 3 në Hama, 3 në Deir el-Zor, 3 në el-Haseqqeh dhe një në Idlib. Krimet u kryen përmes ofensivave ajrore dhe tokësore.

Ndërkohë, Komisioni i Përgjithshëm i Revolucionit sirian deklaroi se forcat e regjimit hapën zjarr ndaj civilëve në qytetin Amudah, por numri i viktimave nuk është i njohur.

Përleshje të ashpra të vazhdojë në qytetin e Aleppos dhe rrethin e tij, në mes të grupeve të opozitës dhe forcave të armatosura të regjimit të Asad. /mesazhi

Lajme të ngjashme

Back to top button