Këshilli i Evropës do të hap zyrë monitorimi në Maqedoni

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka vendosur hapjen e një Zyre të KE në Shkup.

Ky vendim është pjesë e rekomandimit të raportuesit të PE-së, Robert Volter dhe të rezolutës për dialog post – monitories në Maqedoni. Përmes këtij vendimi është rekomanduar edhe hapja e kësaj zyre të Këshillit të Evropës në Shkup.

Presidenti i Asamblesë Parlamentare të KE-së, Zhan Klod Minjon ka theksuar se kjo zyrë nuk do të jetë për monitorimin e Maqedonisë, por do të jetë një zyrë për punë me Bashkimin Evropian.

“Ne përmes kësaj zyre do të tentojmë që të zhvillojmë projekte bashkëpunimi, ashtu siç kemi në Beograd dhe vendet e tjera dhe ku ato punojnë mirë”, theksoi Minjon. Në këtë debat janë përfshirë edhe deputetët e Parlamentit të Maqedonisë, Ermira Mehmeti – Devaja, Aleksandar Nikollovski dhe Igor Ivanovski.

Lajme të ngjashme

Back to top button