FMN-ja i rekomandon qeverisë të harxhojë më pak

Fondi Monetar Ndërkombëtar në raportin përfundimtar nga monitoringu Post-programor i Maqedonisë i miratuar nga Bordi i drejtorëve dhe i rekomandoi qeverisë që ta rinovojë transparencën buxhetore dhe të përgatisë strategji fiskale kredibile ?fatmesme që do të jetë pasqyrë adekuat e prioriteteve – rritje më e madhe ekonomike me investim në projekte infrastrukturore dhe të sigurojë nivel të qëndrueshëm të borxhit.

Fondi konsideron se Qeveria e Republikës së Maqedonisë prej vitit 2014 duhet ta lë politikën aktuale antikrizë dhe të fillojë me konsolidimin, gjegjësisht zvogëlimin e deficitit buxhetor dhe nivelit të ngarkesës me borxhe.

“Deficiti buxhetor duhet të zvogëlohet prej 3,5 për qind në 2,5 për qind, ndërsa deficiti primar i qeverisë qendrore duhet të zvogëlohet për 1,6 për qind”, thuhet në Raport.

FMN-ja i propozon qeverisë të përgatisë strategji fiskale afatmesme, që duhet të jetë kompromis ndërmjet nevojës për rritje më të madhe ekonomike, qëndrueshmërisë fiskale dhe qëndrueshmërisë së borxhit, me nevojën për zvogëlim të borxhit dhe deficitit buxhetor në një periudhë të caktuar kohore

“Qeveria duhet t’i harmonizojë prioritetet, nga njëra anë angazhimi për klimë të favorshme të biznesit dhe tatimet e ulëta, me presionet në rritje mbi harxhimet aktuale – rritja e pensioneve, subvencionet më të larta bujqësore dhe rritja e paralajmëruar e rrogave të administratës për 5 për qind në vitin 2014 – me investimet e nevojshme kapitale, ku prioritet, sipas FMN-së, duhet të kenë rrugët dhe hekurudha”, thuhet në raport.

Në raportin e Fondit konsatatohet se vërehet rritje e borxheve, e që të mund të kthehen borxhet me kohë, përsëri inssitohet në investimet kapitale. Poashtu thuhet se nuk duhet të krijohen borxhe të reja ndaj sektorit privat.

Sa i përket kondicionit të Maqedonisë që ta paguajë borxhin ndaj FMN-së, në raport thuhet se tani për tani ai është i mirë, por tërhiqet vërejtja sa i përket rreziqeve që vijnë nga shtimi i borxheve.

FMN-ja parasheh se rritja ekonomike e vendit këtë vit do të jetë 2 për qind, vitin e ardhshëm 3 për qind, në vitin 2015 – 3,5 për qind. Rritja në periudhën 2016 – 2018 do të jetë 4 për qind. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button