Të rinjtë mysliman të Kosovës, ftojnë që të festohet Vidovdani

Është Forumi i të Rinjve Mysliman në Kosovë (FRM) që nëpërmjet një ftese për media, ka vendosur që t’i thërras shqiptarët që atë ditë ta festojnë ditën e çlirimit të atdheut nga serbët, e jo të kundërtën siç bën populli serb në Kosovë për çdo vit.

 “28 qershori është një ditë feste por edhe dhimbje. Festa është çlirimi dhe hapja e Kosovës ndaj Islamit dhe shqiptarisë, dhimbja është pabesia e Milloshit të Serbisë”, thuhet në ftesën e forumit mysliman, sipas të cilit çlirimi i Kosovës nga aleanca shqiptaro-turke e udhëhequr nga sulltan “Murati I”, dhe rënia shehid e sulltanit nga serbi Millosh Kopili është një ditë e shënuar në historinë e popullit të Kosovës.

Sipas FRM’së ashtu si në vitin 1999 kur u çliruam nga trupat e NATO’s, edhe në vitin 1389 populli i Kosovës ishte pjesë e aleancës së madhe botërore të udhëhequr nga Turqia nëpërmjet të cilës ajo e çliroi vendin tonë nga zgjedha serbe e Car Llazarit, Millosh Kopilit, Ivan Kastriotit, Çernojeviqëve etj.

“Forumi i të Rinjve Myslimanë të Kosovës i apelon popullit kosovar që sot 624 vite pas fitores së Kosovës dhe shehidllëkut të sulltan Muratit, në datë 28 qershor t’i luten Allahut që ta bekojë Kosovën me shqiptarë dhe Islam ashtu siç e bekoi për 500 vitet e Perandorisë Osmane”.

Nëpërmjet kësaj komunikate, FRM i apelon myslimanëve të Kosovës që kur serbët të mblidhen nesër në Gazimestan për të përkujtuar Car Llazarin që luftoi për Krishterimit, të gjithë kosovarët me tekbiret e tyre t’i tregojnë serbëve që bijtë e sulltan Muratit janë ende gjallë në Kosovë për të mbrojtur Islamin, dhe se Car Llazari dhe kopilët e tij nuk kanë më vend në Kosovë. FRM ia uron festën e çlirimit të Kosovës edhe të gjithë atyre që i urrejnë osmanët dhe myslimanët shqiptarë, duke mos kursyer emrat e asnjë deputeti e publicisti kosovar, shkruan Express.

Lajme të ngjashme

Back to top button