Genc Hyseni kërkohet nga Ferizaj

Edhe pse nuk është zyrtarizuar ende qëndrimi i Bylbyl Sokolit në bankinën e Ferizajt,  sipas të gjitha gjasave ai do të vazhdoj ta drejtoj këtë skuadër. Madje, ai ka nisur të mendojë edhe për përforcimin e skuadrës. Njëri prej lojtarëve që e dëshiron Sokoli, është anëtari i Teteksit të Maqedonisë, Genc Hyseni.

Këtë e ka konfirmuar edhe vetë futbollisti për gazetën “Tribuna”, por duke mos u treguar shumë entuziast për rikthimin në elitën e futbollit kosovarë.

“Ka pasur interesim të Bylbyl Sokolit për të më sjellë në Ferizaj, por nuk ka diçka konkrete. Unë edhe në të kaluarën kam punuar bashkë me Bylbylin dhe kam kaluar shumë mirë. Sa i përket ofertës, unë ende nuk e kam marrë atë. Nuk mendoj që do ta vazhdoj karrierën te Ferizaj sepse futbolli kosovar nuk është aq perspektiv, por kurrë nuk i dihet”, potencoi ai.

Hyseni ka konfirmuar edhe ofertat nga disa skuadrave tjera. “Momentalisht jam i lumtur te Teteksi. Kam edhe disa oferta nga disa klube tjera nga Maqedonia dhe Shqipëria, por nuk mund të jap emra. Së pari më mbetet që të kryej garat evropiane me Teteksin e më pas do të shkoj në pushime”, vazhdoi Hyseni. Ndryshe, Gencit këtë edicion i skadon kontrata me Teteksin.

Lajme të ngjashme

Back to top button