Ambasadori Wohlers takon pronarin e kompanisë Ecolog në Tetovë

Dje në Tetovë, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Paul Wohlers, ka vizituar  kompaninë “Ecolog”, ku ka takuar pronarin e saj, Lazim Destani. 

“Gjatë vizitës së tij këtu në ambientet e Ecolog-ut, patëm nderin që nëpërmjet prezantimeve tona ta njoftojmë Ambasadorin Wohlers me aktivitetet, rrethanat dhe dimensionet e bizneseve që grupacioni ynë po zhvillon në nivel rajonal dhe global. E njoftuam gjithashtu se ushtria Amerikane si dhe Aleanca Veri-Atlantike janë ndër klientët tanë më të rëndësishëm dhe që Ecolog me besueshmëri të lartë e të ndërsjellët i furnizon dhe ofron shërbimet e veta në misionet e tyre paqësore në botë” deklaroi Destani për mediumet. 

“Kompanitë që sikurse ‘Ecolog’ kanë vizion për zhvillim, dhe e cila siguron punë për mijëra njerëz, kontribuojnë në zhvillimin e shoqërisë dhe shtetit. Është nder i madh për mua që një kompani si kjo të bashkëpunojë dhe të ndihmojë në mënyrën më të mirë ushtrinë amerikane në Irak dhe Afganistan”, ka deklaruar Wohlers. 

Në kuadër të bisedës së tyre është diskutuar edhe mbi përpjekjet për t’i dhënë shtytje ekonomisë dhe për të kontribuar në rimëkëmbjen e saj në vend. “Ambasadorit i dhamë mundësinë që të njihet më për së afërmi me biznesin në regjion dhe standardet e larta që ne aplikojmë në ndërtimin dhe mbindërtimin e resurseve njerëzore si dhe të perceptimit modern të filozofisë së biznesit të një kompanie globale” deklaroi Lazim Destani. 

Lajme të ngjashme

Back to top button