Alagiq nga Werderi, vjen trajner te Gostivari

Nga dita e djeshme KF Gostivari që tani më është anëtar i ri i Ligës së Parë, ka filluar me stërvitje, ndërsa është konfirmuar se trajner i ri i ekipit është boshnjaku Amir Alagiq. Të përkujtojmë se trajneri boshnjak, Alagiq ishte ndihmës trajner i skuadrës së madhe gjermane në Budesligë, Werder Bremen. 
Deri në ardhjen e trajnerit të ri me ekipin do të punon Ilami Iseini i cili ka qene ndihmës trajner i ekipit.

Në grumbullimin e parë janë paraqitur të gjithë futbollistët që ishin pjesë e skuadrës që luajti në Ligën e Dytë, pos Xhangarovskit dhe Cvetanovskit që u lanë të lirë nga obligimet e klubit. Në grumbullimin e parë i pranishëm ishte edhe përforcimi i parë i ekipit, shkupjani Florent Osmani i cili erdhi nga KF Drita e Gjilanit. Me ekipin po stërvitet edhe futbollisti i ri Elmedin Bajrami, i cili vjen nga ekipi i kategorisë së dytë kroate NK Dubrava të Zagrebit. 

Faza e parë e përgatitjeve po zhvillohet në Gostivari, ndërsa më pas ekipi do të shpërngulet në Banska Bistrica të Sllovakisë. Ekipi gjatë fazave përgatitore do të zhvillon edhe gjashtë ndeshje kontrolluese dhe atë para udhëtimit në fazën e dytë, 4 në Banska Bistrica dhe një pas kthimit në vend.

Krahas përgatitjeve të ekipit drejtuesit e klubit janë në fazën përfundimtare të transformimit të ekipit në Shoqatë Aksionare “KF Gostivari”si dhe me adaptimin e stadiumit në bazë të standardeve që kërkohen për skuadrat që luajnë në elitën e futbollit.

Lajme të ngjashme

Back to top button