Përjashtohet gazetari i TV Alfa, Sindikata kërkon takim me udhëheqësinë e TV-së

Pas largimit të gazetarëve nga televizioni Alfa, Sindikata e gazetarëve ka ëdrguar kërkesë formale për takim me udhëheqësinë e televizionit. Nga Sindikata e pavarur e gazetarëve dhe punëtorëve mediatikë të Maqedonisë thonë se jnaë në pritje të përgjigjes nga televizioni Alfa. 

“Për anëtarët tanë është siguruar ndihma juridike dhe janë ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm. Në ndërkohë jemi në komunikim të vazhdueshëm me anëtarësinë në TV Alfa”, thonë nga SPGM-ja.

Dje nga televizioni Alfa u përjashtua gazetari Bojan Stojanovski, i cili është fitues i shpërblimit të sivjemë të IMM-së për storje hulumtuese. /Portalb 

Lajme të ngjashme

Back to top button