Gruevski – Ahmeti , dyshja funksionale me kapacitet ekzekutiv

Liferimet për misionet diplomatike të kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti, në cilësinë e takimeve private, plasuan edhe informacionin për vizitën e ndërmjetësuesit të OKB-së, për cështjen e emrit, Metju Nimic, i cili se pari do të vizitojë Athinën e më pas Shkupin.

 Aktivitete që konfirmojnë veprimin politik të mirë koordinuar, shtruan  edhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme nga kryeministri  Gruevski,  që shumica e ekspertëve e cilësuan edhe si  presion politik për zgjidhjen e cështjesh se Emrit.

Vizita e Ahmetit në Greqi dhe aktiviteti intenziv që i parapriu kësaj vizite ishte pjesë  e dilemave të shumta që shtruan ekspertët  dhe përfaqësues të ndryshëm politik.

Kryetari i RDK-së, Rufi Osmani, angazhimin e BDI-së, për zgjidhjen e cështjes së emrit e konsideron si një angazhim formal shumë intenziv vetëm për të krijuar alibi për dështimet e mëdha në politik, përballë premtimeve që u ka dhënë shqiptarëve. Sipas Rufi Osmanit, lideri i BDI-së, me këto shëtitje me vetëdije devalvon pozitën negocuse të Maqedonisë përballë palës greke. 

Hedhja e idesë së zgjedhjeve të parakohshme nga kryeministri Gruevski nuk është e pa qëllimtë, njëkohësisht, paralajmërimi për to do të risë presionin për zgjidhjen e cështjes së emrit ndaj Qeverisë.

Për Rufi Osmanin, ndryshimi i emrit nuk ka shumë alternativa. Rruga e vetme, sipas tij, është krijimi i një Qeverie teknike me përfaqësues të të gjitha partive relevante në vend. Vetëm Qeveria teknike do të mund të merrte qëndrimin për ndryshimin e emrit.

“ Përderisa nuk pranohet kjo ide, edhe  loja e Ali Ahmetit është në  vazhdën e një menaxhmenti të definuar bashkërisht me Gruevskin që  të fitojnë  koh,  të amortizojnë  kritikat e faktorit ndërkombëtarë dhe të fitojnë edhe një palë  zgjedhe të manipuluara”, thotë Rufi Osmani

Më mire e ka Aliu të zevendëson Musa Xhaferin dhe njëkohësisht të marrë edhe funksioni e Minstrit të punëve  të jashtme në këtë mënyrë do të funksionin si  tandemi  Gruevski-Ahmeti. Ky tandem, thotë Rufi Osmani,  do të funksiononte me kapacitet të plotë ekzekutiv dhe nuk do të luanin lojën ku njëri është pro integrimeve  e tjetri i kundërshton ato për shkak të identitetit.

Lajme të ngjashme

Back to top button